Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, bëri një performancë të mirë sot kundër Anglisë.
“Unë them gjithmonë se s’ka rëndësi se kush luan, me Asllanin unë njihem qëkur, kemi luajtur në Europian. Ata po hasnin vështirësi në mesfushë po i dublonim shumë mirë, e diktova shumë shpejt, superioritetin e kontrolluam dhe menaxhuam shumë mirë.
Besoj nja 13 km kam vrapuar sot”, deklaroi Ramadani për “Tv Klan”.


