• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, November 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pjesëmarrja në play-off nuk ishte i vetmi, Shqipëria vendosi rekorde të tjera në kualifikueset e Botërorit

17/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në play-off të një Kupe Bote, teksa me vendin e dytë në Grupin K, bëri të mundur që të jetë në garë edhe në ndeshjet e marsit për një biletë në turne. Por ky, nuk ishte rekordi i vetëm që vendosën kuqezinjtë nën drejtimin e Silvinjos në këto kualifikuese.

Për herë të parë në historinë e kualifikuesve të Kupës së Botës, Shqipëria e mbyll me një golavarazh pozitiv grupin e saj. Ndonëse me vetëm 7 gola të shënuar, një shifër jo shumë e lartë, falë vetëm 5 golave të pësuar, një tjetër rekord, kuqezinjtë ia dalin që më në fund të kenë në histori një fazë grupi me një bilanc pozitiv.

Shifra më e mirë e realizuar më parë ishte e edicionit të mëparshëm nën drejtimin e Edi Rejas, ku pavarësisht 6 fitoreve të regjistruar, Shqipëria e mbylli me golavarazh 12-12.

Po ashtu, për herë të parë Shqipëria mbyll eliminatoret me vetëm dy humbje, ato ndaj Anglisë dominuese të grupit. Bilanci më i mirë i mëparshëm kishte qenë me 3 humbje në edicionin e vitit 1986.

Next Post

Me sa gola duhet ta mposhtë Kosova, Zvicrën për të shkuar direkt në Botëror?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.