Saturday, 11. April 2026
Sport

Luli i “Dardanëve” në lot pas arritjes së Kosovës në “play-offin” e Botërorit

GS 17/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kryetari i tifogrupit të Kosovës “Dardanët”, Lulzim Berisha e ka shijuar fitoren e Kosovës mbrëmë në Slloveni.

“Luli” është parë në lot, pas golit të shënuar të Kosovës nga Fisnik Asllani, dhe pas arritjes së një suksesi historik – kualifikimit në “play-offin” e Botërorit.

Kosova fitoi 2-0 në Slloveni, teksa Lulzim Berisha si prijës i tifozëve “Dardanët” ishte në stadium, si në çdo stadium apo shtet ku luan Kosova.

Përveç kontributit të tij si kryetar i “Dardanëve”, “Luli” kishte dhënë kontribut të pashoq edhe në luftën e Kosovës më 1999, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Teilen: