• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, December 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

KHF Istogu tërhiqet nga garat

17/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një prej skuadrave më të suksesshme në hendbollin e femrave në Kosovë, Istogu është tërhequr nga të gjitha garat, duke ndërprerë aktivitetin.

Këtë veprim, Istogu e ka ndërmarrë pas vështirësive që ka hasur kohët e fundit, sa i përket palestrës dhe si pasojë e kësaj, ekipi dy ndeshjet e raundit të tretë të Kupës Evropiane i ka zhvilluar në Portugali.

Istogu është eliminuar nga Madeira, udhëtim ky që i kushtoi ekipit hiq më pak se 25 mijë euro, si dhe nuk e kishte një pjesë të ekipit për shkak se disa prej hendbollisteve nuk u pajisën me viza.

Në njoftimin e gjatë të Istogut, ndër të tjera thuhet se fatkeqësisht kampioni i Kosovës u la vetëm pa asnjë përkrahje institucionale.

“Si pasojë e kësaj, skuadra kampione pas kthimit në Istog do t’i ndërpresë të gjitha aktivitetet dhe do të tërhiqet nga garat e mëtejme derisa institucionet e shtetit qofshin qendrore apo lokale të ofrojnë një zgjidhje skuadrës për aktivitetet e klubit”, shkruan në njoftim.

Për 22 vjet, Istogu priti ta ketë palestrën dhe gjatë kësaj periudhe ka fituar në total 14 trofe kurse për nëntë vjet rresht ka marrë pjesë në garat evropiane.

Kështu që, Istogu detyrohet ti ndërpresë të gjitha aktivitetet për arsye se ka mbetur në mëshirën e fatit, pa pasur mundësinë minimale për të zhvilluar aktivitetet.

Next Post

Mauro Icardi refuzoi 120 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.