• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, December 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Anderson i Bashkimit shpallet “MVP”

17/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fundori i Bashkimit, Kyan Anderson ka fituar epitetin e basketbollistit më të mirë për javën e gjashtë të Superligës së Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të hënën ka njoftuar se Anderson është shpallur “MVP” i javës pas paraqitjes së mirë që e pati ndaj Pejës.

Bashkimi fitoi derbin ndaj Pejës, ndërsa Anderson ndeshjen e mbylli me 16 pikë, 6 kërcime e 8 asistime, duke u fituar fituar këtë çmim për herën e dytë këtë sezon.

Gjithashtu, Anderson është përfshirë edhe në Top 5-shen e javës, pjesë e të cilës është edhe bashkëlojtari i tij, Dequon Lake që realizoi 14 pikë e 7 kërcime.

Drilon Hajrizi është vendori i vetëm në këtë pesëshe, pasi shkëlqeu me 25 pikë, 7 kërcime e 6 asistime në triumfin e Trepçës ndaj Rahovecit 029.

Pesëshja kompletohet me dy amerikanët, Adrio Bailey e Tyler Cheese, që janë pjesë e Sigal Prishtinës, përkatësisht Borës.

Bailey regjistroi 25 pikë, 7 kërcime e 2 asistime në fitoren ndaj Vëllaznimit, ndërsa Cheese debutoi me 26 pikë, 3 kërcime e 2 asistime në triumfin kundër Golden Eagle Yllit.

Next Post

​A do ta synojë Kosova fitoren e thellë ndaj Zvicrës?, flet Foda

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.