Nigeria humbi shansin për të qenë në Botëror pasi u mund me penallti përballë Republikës Demokratike të Kongos. Në fund të serisë së goditjeve nga pika e bardhë komisari teknik i Nigerisë, Éric Chelle, nuk u përmbajt kur dha arsyen e eliminit të skuadrës së Lookman dhe Osimhen.
“Përpara secilës penallti të lojtarëve tanë, dikush në stolin e Kongos bënte rite ‘voodoo’. Në të gjitha goditjet tona ai djalë bënte veprime në stolin e Kongos dhe të them të drejtën u nervozova jo pak”, tha Chelle në konferencën për shtyp ku i kërkuan arsyen e konfliktit mes stafeve drejtuese të dy ekipeve.

