• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, December 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona rikthehet të shtunën në ‘Camp Nou’

17/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin në “Spotify Camp Nou”, me debutimin historik të stadiumit të rindërtuar që do të zhvillohet këtë të shtunë në ndeshjen e La Ligës kundër Athletic Club.

Pas më shumë se një viti larg shtëpisë së tyre ikonike, për shkak të punimeve madhore të rikonstruksionit, Barça më në fund është gati të hapë dyert e stadiumit të ri modern, që pritet të jetë një nga më të avancuarit në botën e futbollit – si nga infrastruktura, ashtu edhe nga atmosfera që pritet të krijojë.

Klubi e ka cilësuar këtë rikthim si një ditë historike për Barcelonën, teksa tifozët blaugrana do të kenë mundësinë të përjetojnë për herë të parë përmirësimet gjigante të bërë në “Camp Nou”.

Ndeshja me Athletic Bilbaon pritet të jetë një spektakël i vërtetë, jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna.

 

Next Post

Murat Yakin para ndeshjes kundër Kosovës:Në futboll mund të ndodhë gjithçka

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.