• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, December 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bayerni rrit interesimin për Fisnik Asllanin, zhvillohen bisedimet e para

17/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bayern Munich i ka nisur bisedimet për qendërsulmuesin e Hoffenheimit, Fisnik Asllani.

Gazetari i njohur gjerman, eksperti i transferimeve Florian Plettenberg ka njoftuar se negociatat e para janë zhvilluar, pasi “Bavarezzët” kanë rritur interesimin.

Drejtorët e Bayernit Eberl dhe Freund janë të impresionuar plotësisht me paraqitjet e jashtëzakonshme të 23-vjeçarit.

“Interesimi i Bayernit për Fisnik Asllanin është duke u bërë më konkret, me negociatat që janë zhvilluar”.

“Bayerni, të përfshirë edhe Eberl/Freund janë të impresionuar nga rritja e sulmuesit. 23-vjeçari nga Hoffenheim do të largohet në verë shkaku i klauzolës së lirimit. Asllani gjithashtu është në play-offin e Kupës së Botës me Kosovën. Sezon fantastik deri më tani”, shkroi ai ndër të tjera.

Ndërkohë, raportohet se klauzola e lirimit të Asllanit është rreth 30 milionë euro.

Interesimi për Asllanin është edhe nga klubet e mëdha të Premier League, si dhe Barcelona e PSG-ja.

Asllani pritet të jetë titullar te Kosova edhe në sfidën ndaj Zvicrës.

 

Next Post

Habit Milan, po e mendon rikthimin e 41-vjeçarit në ‘San Siro’

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.