• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, December 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrezikojnë nga kartonët, Foda çon në tribunë dy lojtarë kryesorë për ndeshjen me Zvicrën

18/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën me 23 futbollistët që do të jenë të grumbulluar për sfidën e sotme (e martë) kundër Zvicrës, ndeshje që mbyll Grupin B dhe që do të luhet në “Fadil Vokrri”, duke nisur nga ora 20:45.

Dardanët mbeten teorikisht në lojë për kualifikim, megjithëse duhet një fitore me rezultat të thellë 6-0 – një skenar që, të paktën në letër, duket tejet i vështirë.

Pikërisht për këtë arsye, Foda ka zgjedhur të mos rrezikojë me disa nga lojtarët kryesorë që janë të kërcënuar nga pezullimi nëse marrin një tjetër karton të verdhë. Sipas përditësimit më të fundit nga UEFA, dy titullarët Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari nuk figurojnë në listën e ndeshjes kundër Helvetikëve, me arsyetimin e vetëm se duhen ruajtur për ndeshjet e mundshme të “play-off”-it.

Në vend të tyre rikthehen Lindon Emërllahu dhe Baton Zabërgja, të cilët munguan në sfidën e kaluar ndaj Sllovenisë.

Lista pëson edhe tri mungesa të tjera: portieri Faton Maloku nuk është përfshirë, pasi vendin e tij e merr Arijanet Muriqi, i cili rikthehet pas pezullimit, ndërsa Leard Sadriu dhe Meriton Korenica mbeten sërish jashtë grumbullimit.

Next Post

Kosova sonte përballet me Zvicrën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.