• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, December 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Peja kërkon fitoren e dytë në ENBL ndaj Dziki Warszawa

18/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi i basketbollit Peja sonte zhvillon ndeshjen e radhës në Ligën Evropiane Veriore, ENBL.
Skuadra verdhezi veçse ka udhëtuar drejt Polonisë, ku do të përballet me kundërshtarët e Dziki Warszawa.
Ky duel i takon xhiros së katërt të Ligës ENBL dhe fillon nga ora 19:00.

Skuadra e Pejës nuk ka rezultate të mira në këtë kompeticion, që është edhe edicioni debutues për ta.
Pas tre xhirove në ENBL, skuadra verdhezi ka dy humbje dhe një fitore, duke zënë vendin e 21-të në renditjen tabelare.

Kundërshtarët e Pejës, Dziki Warszawa, kanë rezultate më të mira, me dy fitore karshi një disfate, dhe zënë vendin e 14-të në tabelë.

Peja drejt kryeqytetit polak ka udhëtuar e kompletuar, ku trajneri Greg Gibson do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion.

Këtë takim mund ta shikoni drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të ligës ENBL në YouTube.

Përveç Pejës, këtë edicion në ENBL nga Kosova paraqitet edhe skuadra e Prishtinës, e cila të mërkurën zhvillon ndeshje në Angli, saktësisht ndaj Manchesterit.

Next Post

Luftë e re mes lojtarit Mbappe dhe PSG-së, palët po zhvillojnë një betejë ligjore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.