Friday, 10. April 2026
Sport

Barça sfidon Bayernin, skauton Asllanin

GS 19/11/2025 1 Min. Lesezeit

Pas raportimeve se drejtuesit e Bayern Munchenit kanë kontaktuar Hoffenheimin për Fisnik Asllanin, mësohet se edhe Barcelona ka marrë hapa konkret në këtë drejtim.

Bëhet e ditur se Asllani është monitoruar nga afër prej skautëve të Barcelonës në Lubjanë, ku shënoi gol në fitoren e Kosovës 2:0 ndaj Sllovenisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Thuhet se paraqitja e Asllanit në këtë përballje, ka bindur drejtuesit e Barcelonës, të cilët pritet ta sfidojnë Bayernin për transferimin e tij vitin e ardhshëm.

Te Barcelona po e shohin Asllanin si pasardhës të Robert Leëandoëskit, ndërsa thuhet se Hoffenheimi për kartonin e tij po kërokn të paktën 30 milionë euro.

23-vjeçari këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 3 asistime në të gjitha garat për Hoffenheimin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2029.

Teilen: