Friday, 10. April 2026
Sport

Basketboll, Liga Unike në RTSH: Besëlidhja debuton me fitore

GS 19/11/2025 1 Min. Lesezeit

Besëlidhja ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës Unike për meshkuj, pasi ka mposhtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” Borën e Prishtinës me rezultatin 98-70.

Pjesa e parë e ndeshjes, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport, ishte e luftuar dhe u mbyll me rezultatin 45-41 për lezhjanët.

Besëlidhja dominoi pjesën e dytë (sidomos periodën e katërt) dhe arriti të fitojë të gjithë takimin me rezultatin 98-70.

Bora debuton me humbje në Ligën Unike, ndërsa Besëlidhja merr fitoren  parë në Grupin A (ku bëjnë pjesë edhe Teuta dhe Vëllaznimi).

Teilen: