Friday, 10. April 2026
Sport

Trepça me humbje mbyll aventurën evropiane

GS 19/11/2025 2 Min. Lesezeit

Ashtu siç e nisi fazën e grupeve në FIBA Europe Cup, me humbje, ashtu edhe e përfundoi.

Bëhet fjalë për kampionen në fuqi të Kosovës, Trepçën, ekip që të martën mbrëma luajti ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit F.

Në xhiron e gjashtë dhe të fundit, Trepça pësoi thellë në Poloni nga skuadra e Anwilit, e cila triumfoi me shifrat 96:78.

Për Trepçën, kjo ishte humbja e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura në grup pas inga dy disfata i pësoi edhe nga Braunschweigu i Gjermanisë dhe PAOK-u i Greqisë.

Trepça që vazhdoi garat evropiane në FIBA Europe Cup pas eliminimit në kuadër të turneut parakualifikues të Ligës së Kampionëve, përfundoi këtë aventurë e fundit në grup me gjashtë pikë.

Anwili ishte ekip më i mirë edhe në ndeshjen e dytë, duke i dhënë fund dilemës së fituesit pas dy çerekëve të parë.

Diferenca e bë në periudhën e dytë, të cilën Anwili e fitoi me shifrat 32:19 për të regjistroi triumfin tretë në grup.

Isaiah Mucius me 16 pikë, 6 kërcime e 2 asistime ishte më efikasi te skuadra polake, ndërsa te Trepça u dallua Chad Brown me 19 pikë, 6 kërcime e 2 asistime.

Teilen: