Friday, 10. April 2026
Sport

Strakosha spikat në kualifikueset e Botërorit

GS 20/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Shqipërisë kaloi edicionin më të suksesshëm në kualifikueset e Botërorit.

Djemtë e drejtuar nga Silvinjo u renditën në vendin e dytë pas Anglisë, duke lënë prapa Serbinë.

Mario Mitaj ishte lojtari më i vlerësuar sipas statistikave nga “Sofascore”, pasi me notën mesatare 7.62, u bë pjesë e formacionit të sezonit.

Jo vetëm Mitaj, është edhe një tjetër futbollist i Kombëtares së Shqipërisë ka spikatur.

Bëhet fjalë për portierin Thomas Strakosha.

Gardiani i Kombëtares kuqezi është i dyti nga portierët e kualifikueseve në Europë bashkë me Unai Simon, sa i përket ndeshjeve me portën e paprekur.

Strakosha qëndroi në pesë ndeshje pa pësuar gol, ndërsa u mposht në dy ndeshje nga Anglia dhe një tjetër nga Letonia.

Vetëm Pikford me shtatë, ndodhet në krye të listës, teksa Livakoviç i Kroacisë dhe Kobel me Zvicrën ndjekin me nga katër ndeshje.

Teilen: