• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, December 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Duka entuziast pas shortit: Futbolli nuk është matematikë, ka shumë të papritura

20/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është parë i buzëqeshur pas hedhjes së shortit të play-off-it të Botërorit 2026, që ka vënë përballë kuqezinjve Poloninë. Ai ka theksuar se është i kënaqur së pari për fakti që Shqipëria ka arritur deri në këtë fazë.

“E para, jam i kënaqur që kemi qenë në short. Pastaj për mua janë të gjithë kundërshtarë të fortë, Polonia e të tjerë. Nuk prisja që të kishte ndonjë dhuratë, skuadrat që ishin në vazon e dytë janë të gjitha të forta. Si erdhën punët në short, nuk më pëlqente çifti i parë, Italia dhe Uellsi. Hoqëm këtë grup të vështirë dhe prandaj buzëqesha kur i shmangëm.

Polonia është skuadër e fortë, me një nga yjet e futbollit europian (Levandovski), por ne do të tentojmë shanset tona. Do të përqendrohemi maksimalisht te Polonia dhe shpresojmë që ta kalojmë. Nuk kisha ndonjë preferencë para hedhjes së shortit.

Në letër nuk jemi skuadra favorite, por do të bëjmë maksimumin për ta kaluar. Futbolli nuk është matematikë, është një lojë që ka shumë të papritura, ka emocione dhe u urojmë sportdashësve tanë emocione pozitive”, u shpreh Duka pas shortit.   

Next Post

Italia ka short të favorshëm për playoff-in e Botërorit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.