• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bomba e janarit: Joao Cancelo rikthehet në Serie A

20/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lajm bombastik, Joao Cancelo rikthehet në Serie A.

Joao Cancelo mund të rikthehet në Itali që në merkaton e janarit. Mbrojtësi portugez, aktualisht te Al-Hilal në Arabinë Saudite, ka shprehur dëshirën e qartë për t’u rikthyer në futbollin europian dhe po shtyn fort për një transferim të menjëhershëm.

Sipas raportimeve nga Fichajes, Cancelo i ka bërë të ditur mjedisit të tij se nuk e sheh të ardhmen në kampionatin saudit dhe preferon të rikthehet në një klub të nivelit të lartë në Europë.

Fichajes, raporton se përfaqësuesit e Cancelos kanë nisur bisedimet me Juventusin.

Bianconerët po punojnë për një formulë fleksibile, duke analizuar opsionet midis huazimit dhe një marrëveshjeje me detyrim blerjeje, në mënyrë që operacioni të mos rëndojë në bilancet financiare të klubit.

Rikthimi i Cancelos në Torino shihet si përforcim strategjik, duke pasur parasysh mungesën e alternatives cilësore në krahët e mbrojtjes.

Cancelo ka luajtur te Juventusi në sezonin 2018/19, ku la përshtypje të shkëlqyer me cilësinë teknike dhe kontributin ofensiv.

Lidhja e tij me ambientin dhe preferenca për t’u kthyer e bëjnë marrëveshjen edhe më të realizueshme.

Tani mbetet të zgjidhen detajet mes klubeve, por sinjalet janë të qarta: Cancelo është gjithnjë e më pranë rikthimit në Serie A dhe mund të jetë goditja e parë e madhe e Juventusit në merkaton dimërore.

Next Post

Milan, Leao: Allegri më ka dhënë liri, ai e di çfarë mund të bëj me topin. Derbi? Jemi gati

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.