• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Basketboll, fundjava veçohet me derbin e vjetër Sigal Prishtina – Trepça

21/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fundjava sjell ndeshje interesante të Superligës në basketboll, ku zhvillohet java e shtatë, që shënon fundin e rrethit të parë të garave të elitës.

Derbi i kësaj xhiroje do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Trepçës, që luhet të dielën nga ora 17:00.
Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës gjithmonë kanë dhuruar spektakël dhe kështu pritet të dielën në kryeqytet.

Bardhekaltrit kanë katër fitore e dy humbje, ndërsa ‘Xehetarët’ tri fitore e dy humbje, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante, ashtu siç kanë qenë gjithmonë përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Java e shtatë do të hapet me duelin interesant ndërmjet Rahoveci 029 dhe Golden Eagle Ylli, të shtunën nga ora 17:00. ‘Vreshtarët’ kanë dy fitore e katër humbje, ndërsa therandasit nuk e kanë nisur mirë kampionatin me një fitore e pesë humbje.

Duel interesant të shtunën pritet të jetë edhe ndërmjet Pejës dhe Vëllaznimit. Verdhezinjtë e kanë nisur mirë këtë edicion, me pesë fitore e një humbje, ndërsa kuqezinjtë me një fitore e pesë humbje, duke bërë që takimi të jetë shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat.

Java e shtatë do të mbyllet me sfidën ndërmjet Borës dhe Bashkimit. Pas katër humbjeve, prishtinasit regjistruan fitoren e parë, duke mundur Yllin, kurse prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje në elitë me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara.

ProCredit Superliga-Java 7

E shtunë

17:00 Rahoveci 029-Golden Eagle Ylli

19:30 GO+ Peja-Vëllaznimi

E diel

17:00 Sigal Prishtina-Trepça

20:15 Bora-Bashkimi

 

Next Post

Liverpool ‘dridh’ Barcelonën, po përgatit ofertë gjigante për yllin e tyre

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.