Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 7-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll,ku në program pritet të sjellë ndeshje mjaft interesante.
Vëmendja pritet të jetë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë,ku Sigal Prishtina e pret Trepçën në El Classicon e futbollit kosovar.
Kryeqytetasit synojnë të shënoj fitore ndaj xehetarëve në mëyrë që të ngriten në tabelë,teksa në anën tjetër mitrovicasit synojnë që të vazhdojnë serinë e fitoreve në ligë,kurse vlen të ceket se kampionët aktual kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndeshja Sigal Prishtina-Trepça pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:00.
Të shtunën pritet të zhvillohen dy ndeshje ku GO+Peja e pret Vëllaznimin,kurse Golden Eagle Ylli i shkon në udhëtim Rahovecit029.
Të dielën pritet të zhvillohet të dielën edhe një takim,ku skuadra e pamposhtur në elitë Bashkimi luan në udhëtim ndaj Boras.

