• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Euroliga në RTSH: Virtus Bologna fiton, shpërthen Edwards me 8 trepikësha

22/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Virtus Bologna ka fituar përballë Makabi Tel Aviv me rezultatin 99-89 në një atmosferë aspak të qetë jashtë pallatit të sportit. Prej një jave ishte lajmëruar për një protestë kundër skuadrës nga Tel Aviv në lidhje me konfliktin në Gaza dhe kjo bëri që organizimi i ndeshjes të diskutohej nëse duhej të shtyhej apo jo. Në fund u zhvillua normalisht edhe pse jashtë në rrugë policia pati konfrontime me protestuesit.

Ndeshja nisi me një shkëputje të lehtë të Virtus Bologna ku menjëherë dolën në pah gjuajtësit e saktë për tri pikë si Edwards, Vildoza dhe Morgan. Por Makabi mundi të mbante mirë ekuilibrin për gjithë pjesën e parë.

Në përfundim të periodës së dytë, Virtus udhëhiqte 56-45 falë një saktësie të madhe në gjuajtje dhe një loje të shpejtë të italianëve. Në periodën e tretë Bologna arrin të kalojë në +14 pikë dhe Edwards arrin në 8 trepikësha të shënuara.

Perioda e katërt nis me +17 pikë për Virtus por Edwards sapo hyn, nis të gjuajë për 3 pikë duke kërkuar tashmë rekordin që mbahet nga Obst me 11 trepikësha në një ndeshje Eurolige. Kjo bën që fokusi për fitoren të bjerë dhe të gjithë të mendojnë për të shënuar e sidomos Edëards.

Trajneri i Virtus e ndryshon të gjithë formacionin mirëpo diferenca bie deri në 6 pikë. Në fund arrijnë të rikuperojnë duke e fituar me 10 pikë diferencë edhe pse duke rrezikuar shumë në 2 minutat e fundit. Me këtë fitore Virtus ngjitet në vend të 12-të, ndërsa Makabi zbret në vend të parafundit.

Next Post

Një tjetër kryevepër pas Modric, Tare transferon me kosto zero yllin që ka fituar 14 trofe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.