• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arsenal – Tottenham, derbi i xhiros së 12-të në Angli

22/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dueli i rivalëve të Londrës, Arsenalit dhe Tottenham Hotspurit, do të jetë edhe derbi i xhiros së 12-të në Premier League.

Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 17:30 në “Emirates”.

“Topçinjtë” kanë 26 pikë dhe renditen në pozitën e parë. Ndërsa Tottenhami ka tetë pikë më pak në vendin e pestë.

Arsenali nuk di për humbje në 14 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Ka 12 fitore dhe dy barazime.

Xhiron e kaluar në elitën angleze, Arsenali barazoi 2:2 me Sunderlandin në udhëtim. 

Ndërkohë Tottenhami në dhjetë ndeshjet e fundit ka tri humbje, katër barazime dhe tri fitore. Nuk po kalon formën më të mirë.

Arsenali ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Premier Leagues kundër Tottenhamit. Gjithashtu Arsenali ka humbur vetëm një nga 32 ndeshjet e fundit në shtëpi në kampionat kundër Tottenhamit.

Arsenali ka shënuar të paktën dy gola në tetë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Tottenhamit. Skuadra e Mikel Artetas ka pësuar vetëm një gol në tetë ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha garat.

Tottenhami është i vetmi ekip i pamposhtur në udhëtim në Premier League këtë edicion.

Arsenalit do t’i mungojnë futbollistë, si: Kai Havertz, Gabriel, Viktor Gyokeres, Martin Odegaard, Noni Madueke dhe Gabriel Martinelli.

Edhe Tottenhami do të ketë mungesa si James Maddison, Randal Kolo Muani, Dejan Kulusevski, Radu Dragusin dhe Dominic Solanke.

Edhe të shtunën do të ketë ndeshje interesante si ajo ndërmjet Newcastle Unitedit dhe Manchester Cityt. Kjo ndeshje fillon nga ora 18:30.

City ka 22 pikë në vendin e dytë. Newcastle renditet në pozitën e 14-të me 12 pikë.

Me ndeshjen ndërmjet Manchester Unitedit dhe Evertonit, që luhet të hënën nga ora 21:00, mbyllet xhiroja e 12-të.

Next Post

Oklahoma City Thunder shënon fitore bindëse-Denver Nuggets fiton në udhëtim Houston Rockets

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.