Friday, 10. April 2026
Sport

Botërori i Skive në RTSH: Lara Colturi shkëlqen në zbritjen e parë në Gurgl

GS 23/11/2025 1 Min. Lesezeit

Një tjetër paraqitje shumë e mirë e skiatores shqiptare, Lara Colturi në Kupën e Botës në Ski, event që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Pas suksesit në Levi, skiatorja kuqezi ka bërë një paraqitje të shkëlqyer edhe në zbritjen e parë në Gurgl, ndalesa e tretë e Botërorit të Skive.

Lara Colturi zuri vendin e dytë në zbritjen e parë dhe vetëm legjenda Mikaela Shiffrin regjistroi një kohë më të mirë se ajo, duke i rrëmbyer vendin e parë.

Zbritja e dytë e garës do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 1 prej orës 13:00. Shanset e Larës për të fituar një tjetër medalje në botëror janë shumë të mëdha.

Teilen: