Friday, 10. April 2026
Sport

Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi: Nuk ka më dyshime, Lara do ti sjellë Shqipërisë medalje olimpike

GS 23/11/2025 1 Min. Lesezeit

I emocionuar është shfaqur pas garës, presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, që nuk e fsheh gëzimin pas këtij suksesi, madje thotë me bindje se Lara Colturi do ti sjellë Shqipërisë medalje të tjera, madje edhe në Lojërat Olimpike.

“Jam shumë i emocionuar, nuk di çfarë të them. Sot mungon vetëm vendi i parë. Mbaruan ato momentet e dyshimeve.

Sot unë jam i bindur, që nëse do kemi pak fat dhe Lara nuk do të ketë dëmtime, ajo do ti sjellë Shqipërisë një medalje olimpike. Lara ka treguar maturi dhe po konfirmon që është një sportiste e madhe”, ka thënë pas garës për RTSH, Elvis Toçi.


Teilen: