• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hyseni i Llapit, më i miri i xhiros

24/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i skuadrës së Llapit, Muhamet Hyseni ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë për xhiron e 14-të, në Superligën e Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar të hënën, se Hyseni është shpallur “Ylli i Javës”, çmim ky që ndahet pas përfundimit të secilës xhiro për lojtarin më të mirë.

Komisioni i Veteranëve të futboll, që e bën përzgjedhjen, ka konfirmuar Hysenin si më të mirin pas paraqitjes fantastike që e pati në derbin Ballkani – Llapi.

Llapi triumfoi në Suharekë me rezultat 4:2, ndërsa Hyseni shënoi dy gola dhe bëri një asistim për këtë fitore të rëndësishme të ekipit të tij.

Me të marrë çmimin, Hyseni është shprehur tejet i lumtur për vlerësimin, ndërsa ka shtuar se shpreson të vazhdojë me shënimin e golave për ta ndihmuar ekipin e tij.

Gjithashtu, Hyseni ka thënë se po ndihet shumë mirë që është rikthyer në Superligë dhe pret që me Llapin të arrijë synimin e këtij sezoni, përfundimin në pjesën e epërme të tabelës.

Next Post

Fc Prishtina ndan rrugët me trajnerin Arsim Thaqi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.