Friday, 10. April 2026
Sport

Futsall, Prishtina 01 pret Rigan në kryeqytet

GS 24/11/2025 1 Min. Lesezeit

Pasi kaloi me sukses fazën e grupeve, Prishtina 01 është gati për fazën nokaut të Ligës së Kampionëve në futsall.

Kampionia e Kosovës, në 1/8 e finales do të përballet me skuadrën e Rigës nga Letonia, me ndeshjen e parë që e luan në kryeqytet dhe të dytën në udhëtim.

Dueli i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave, luhet sot prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku ekipi nga kryeqyteti pret përkrahje të madhe nga tribunat.

Ndeshja e kthimit, zhvillohet të premten prej orës 18:30 në Riga kurse ekipi më i mirë nga të dyja këto ndeshje, avancon në çerekfinale.

Për Prishtinën 01, ky është sezoni i tretë rresht që paraqitet në garat e UEFA-s, ku përfaqëson Kosovën në futsall.

Teilen: