• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lamine Yamal ankohet te Barcelona për mënyrën si iu trajtua lëndimi

24/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona po përballet me shumë probleme fizike këtë sezon, por asnjëri nuk ka qenë aq i rëndë sa ai i Lamine Yamalit.

Sulmuesi 18-vjeçar pësoi fillimisht një lëndim në ijë në muajin shtator edhe pse tashmë është afër rikthimit në 100 për qind, ai ka vuajtur nga i njëjti problem për afro tre muaj.

Lamine Yamal u kthye nga Kombëtarja e Spanjës në shtator me lëndim, e cila e detyroi të humbte ndeshjet kundër Valencias, Newcastle Unitedit, Getafes dhe Real Oviedos. Ai u rikthye kundër Real Sociedadit, por pasi luajti ndaj tyre dhe Paris Saint-Germainit brenda pak ditësh, lëndimi u shfaq sërish.

Kjo ka bërë që ai të humbasë katër ndeshjet e fundit të Spanjës, një situatë që ka shtuar tensionet mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit. Tani është zbuluar se Lamine Yamal nuk ka qenë aspak i kënaqur me mënyrën se si klubi ka menaxhuar procesin e tij të rikuperimit.

Sipas “The Athletic”, Lamine Yamal është ankuar te Barcelona gjatë pauzës së tetorit të Kombëtares, duke e bërë të qartë se nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si departamenti mjekësor i klubit, i drejtuar nga Julio Tous, po e trajtonte.

Lëndimi i Yamalit është një nga 12 rastet tek skuadra e parë e Barcelonës këtë sezon — për krahasim, në këtë fazë të sezonit të kaluar kishte vetëm tetë raste.

Adoleshenti kërkoi të trajtohej nga anëtarë të tjerë të stafit të klubit, kërkesë që u pranua — dhe javët e fundit, Hansi Flick ka vendosur të rikthehet tek praktikat e sezonit të tij të parë në Kataluni, teksa kërkon zgjidhje të qëndrueshme.

Barcelona padyshim është ndikuar nga lëndimet e lojtarëve kyç, përfshirë Joan Garcian, Pedrin dhe Raphinhan. Klubi shpreson që ndryshimet e fundit të sjellin stabilitet dhe t’i japin fund problemeve fizike që e kanë shoqëruar gjatë gjithë sezonit.

Next Post

Kategoria e Parë: Kastrioti mposht Besën, Kasmollari protagonist

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.