Friday, 10. April 2026
Sport

Muçi dhuron spektakël, dy gola në fitoren dramatike të Trabzonspor

GS 24/11/2025 1 Min. Lesezeit

Ernest Muçi dhuron spektakël në javën e 13-të të Superligës në Turqi duke shënuar dy gola për skuadrën e tij, Trabzonspor në fitoren 4-3 në fushën e Basaksehir.

Sulmuesi kuqezi u hodh në fushën e lojës në minutën e 63-të, ndërsa në minutën e 77-të firmosi golin e avantazhit 3-2 për të tijtë.

Ndërsa vendasit barazuan në fundin e takimit, në skenë u ngjit edhe njëherë Muçi, i cili me një gjuajtje mjaft të bukur në minutën e 101-të shënoi për 4-3.

Teilen: