Konferenca e Lindjes në NBA nuk ka qenë kurrë më parë kaq e dominuar sa këtë sezon. Detroit falë 13 fitoreve radhazi dhe Toronto falë 8 të tillave po radhazi vazhdojnë që të përjetojnë një moment të mirë pasi mbrëmjen e kaluar kanë mundur respektivisht Indiana-n dhe Cleveland-in.
Po mbrëme spikati edhe humbja e Minnesota-s, e cila shpërdoroi avantazhin e krijuar falë 43 pikëve të Anthony Edwards përballë Sacramento-s, e cila i mundi në kohën shtesë.
Denver fitoi në Memphis falë një tjetër paraqitejeje spektakolare të Nikola Jokiç. Ndërsa edhe Miami iu gëzua fitores duke mundur Dallas-in.
INDIANA PACERS-DETROIT PISTONS 117-122
TORONTO RAPTORS-CLEVELAND CAVALIERS 110-99
BROOKLYN NETS-NEW YORK KNICKS 100-113
MIAMI HEAT-DALLAS MAVERICKS 106-102
MEMPHIS GRIZZLIES-DENVER NUGGETS 115-125
MILWAUKEE BUCKS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 103-115
NEW ORLEANS PELICANS-CHICAGO BULLS 143-130
PHOENIX SUNS-HOUSTON ROCKETS 92-114
GOLDEN STATE WARRIORS-UTAH JAZZ 134-117
SACRAMENTO KINGS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 117-112 Kohë Shtesë


