• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FC Prishtina konfirmon kthimin e Tovërlanit

25/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Afrim Tovërlani është trajner i ri i Prishtinës, pasi klubi nga kryeqyteti të martën ka bërë prezantimin e tij.

Tovërlani në këtë post e zëvendëson Arsim Thaqin, i cili u largua të hënën nga klubi.

“FC Prishtina ka kënaqësinë ta prezantojë trajnerin e ri të skuadrës, Afrim Tovërlanin, i cili pas 11 vitesh rikthehet në krye të bardh e kaltërve. ‘Toki’ kthehet në shtëpinë e tij, aty ku ka lënë gjurmë të thella si futbollist dhe trajner”, ka shkruar Prishtina në njoftim.

Tovërlani më herët e ka udhëhequr FC Prishtinën në dy periudha të ndryshme, 2007–2009 dhe 2012–2014, duke arritur rezultate mbresëlënëse.

Gjatë katër viteve në drejtimin e klubit, ai i ka dhuruar Prishtinës 7 trofe, përfshirë titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe Superkupën, duke u renditur ndër trajnerët më të suksesshëm në historinë moderne të klubit.

Përveç arritjeve si trajner, Afrim Tovërlani ka një histori të pasur edhe si futbollist i FC Prishtinës.

Klubi i ka uruar mirëseardhje Tovërlanit, me besimin se përvoja dhe profesionalizmi i tij do t’i rikthejnë klubit lavdinë dhe trofetë që tifozët i presin me entuziazëm.

Tovërlani, aktualisht është selektor i Kosovës U21, ndërsa si trajner ka punuar edhe te Trepça ’89, Ferizaj e Feronikeli.

Ai pritet të debutojë në krye të Prishtinës këtë vikend, në ndeshjen kundër Prishtinës së Re.

Prishtina prinë në Superligë me 26 pikë dhe është në seri prej katër ndeshjeve pa fitore, ku ka regjistruar dy barazime e dy humbje.

Next Post

Kategoria e Parë në RTSH/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 12-të

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.