Benfica e regjistroi fitoren e parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me një triumf 2-0 ndaj Ajaxit, duke i mbajtur holandezët pa pikë dhe duke zgjatur serinë negative europiane të klubit në tetë humbje radhazi.
Goli i shpejtë i Samuel Dahl në minutën e gjashtë hapi rrugën për fitoren. Pas një korneri të Heorhiy Sudakov, Richard Ríos goditi me kokë, por portieri Vítězslav Jaroš arriti vetëm ta devijojë topin, ndërsa Dahl nga 15 metra goditi fuqishëm duke e dërguar topin në rrjetë. Benfica vazhdoi presionin, me Vangelis Pavlidis që gjuajti jashtë pas një asistimi për Fredrik Aursnes.
Në pjesën e parë, portieri Anatoliy Trubin shpëtoi një tentativë të Davy Klaassen, ndërsa Ajax-i nuk krijoi raste të tjera serioze. Pjesa e dytë solli një përmirësim të lehtë për holandezët, por Klaassen humbi një shans të pastër pas një pasimi të Ëout Ëeghorst.
Fitorja u vulos në fund me një gol të Leandro Barreiro-s, i cili shënoi pas një kombinimi me Aursnes, duke mbyllur rezultatin 2-0. Kjo fitore jep moral Benfica-s para sfidës së radhës kundër Napolit, ndërsa Ajax-i ende nuk ka shënuar nga loja e hapur këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Në takimi tjetër të orës 18:45, skuadra belge Union triumfoi 0-1 në shtypinë e Galatasaray-t me gol të David në minutën e 57-të.


