• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-futbollisti, Hekuran Kryeziu e merr në udhëheqje Kosovën U21, pas largimit të Tovërlanit

26/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Kosovës ka treguar se ish-futbollisti i kombëtares, Hekuran Kryeziu tash do ta udhëheq kombëtaren U21.

Ky vendim vjen pas largimit të Afrim Tovërlanit nga pozita e trajnerit, transmeton lajmi.net.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se përzgjedhësi i deritanishëm i Kombëtares U21, Afrim Tovërlani, është liruar nga detyra me kërkesë të tij dhe me marrëveshje të dyanshme, për t’u angazhuar si kryetrajner te FC Prishtina.”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga FFK.

Komunikata e plotë:

🔊

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se përzgjedhësi i deritanishëm i Kombëtares U21, Afrim Tovërlani, është liruar nga detyra me kërkesë të tij dhe me marrëveshje të dyanshme, për t’u angazhuar si kryetrajner te FC Prishtina.

🙌 FFK i shpreh falënderimet më të sinqerta Tovërlanit për punën e palodhshme dhe korrektësinë profesionale gjatë viteve të angazhimit në Kombëtaren U21, duke kontribuar në zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe forcimin e ekipit.

✅ Nga tani, përgjegjësinë e përzgjedhësit të Kombëtares U21 do ta marrë Hekuran Kryeziu, i cili deri më tani ka qenë ndihmëstrajner i Tovërlanit. Kryeziu, me një karrierë të bujshme si futbollist, si në nivel klubesh, por po ashtu edhe me fanellën e Kombëtares dardane, do të vazhdojë punën bashkë me pjesën tjetër të stafit të trajnerëve, me synimin e vazhdimësisë së rezultateve pozitive dhe stabilitetit në ekipin kombëtar U21.

⚽️ Me këtë rast, FFK u uron sukses të dy trajnerëve në sfidat e tyre të reja, teksa do të vazhdojë të ndjekë frymën e profesionalizmit dhe afrimit të ish-futbollistëve të Kombëtares në detyra të reja./lajmi.net/

Next Post

Maresca: “Pushim 48 orë për lojtarët, të dielën kemi Arsenalin”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.