Tuesday, 3. March 2026
Sport

Polemika dhe gjobë 1 mln euro për ‘Spotify Camp Nou’, 79 punëtorë nga Turqia kanë punuar në të zezë

GS 26/11/2025 1 Min. Lesezeit

Përfundimi i punimeve për rindërtimin e “Spotify Camp Nou” është shoqëruar me polemika pasi sipas një kontrolli të bërë nga Ministria e Punës e shtetit spanjoll kanë rezultuar plot 79 punëtorë me mangësi në dokumentacion.

Sipas inspektorëve mësohet se punëtorët, të cilët kanë punuar në Barcelonë pa u pajisur me lejet përkatëse, janë shtetas turq.  Gjithashtu ata janë kthyer në vendlindje pa u paguar për punën e bërë.

Sipas “El Periódico” kompania e nënkontraktuar për të bërë rikonstruksionin e impiantit të Barcelonës është gjobitur me një shumë prej 1.09 mln euro.

Teilen: