Tuesday, 10. March 2026
Sport

Euroliga në RTSH: Spektakël në Beograd, Crvena Zvezda përmbys Olympiacosin

GS 26/11/2025 1 Min. Lesezeit

Java e 13-të e Euroligës në basketboll ka sjellë për shikuesit e Radio Televizionit Shqiptar një ndeshje të bukur, të luftuar dhe plot emocione. Crvena Zvezda ka mposhtur me përmbysje Olympiacosin me rezultatin 91-80.

Serbët nisin më mirë takimin dhe fitojnë periodën e parë me rezultatin 21-15. Miqtë reagojnë në periodën e dytë, të cilën e fitojnë me rezultatin 23-16 dhe mbyllin pjesën e parë në avantazh 38-37.

Olympiacos dominon periodën e tretë, të cilën e fiton me rezultatin 27-22. Crvena Zvezda nis shumë mirë periodën e fundit, duke shënuar 13 pikë radhazi dhe duke rihapur takimin.

Minutat e fundit kanë qenë shumë të bukura dhe të luftuara, por në fund vendasit kanë arritur të fitojnë të gjithë takimin me rezultatin 91-80.

Teilen: