• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shpërblimet për Kosovën/ Ademi falënderon Kurtin: Janë shtysë e fuqishme për futbollistët tanë

27/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe ekipit të kombëtares, ka falënderuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin dhe Qeverinë e Kosovës për shpërblimin e ndarë për suksesin e arritur në “play-off” të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Ademi ka thënë se kjo mbështetje institucionale është dëshmi e besimit të plotë në punën, përkushtimin dhe rrugëtimin që po ndërtojmë bashkë.

“Shpërblimet e caktuara nga ekzekutivi për motivimin e ekipit para ndeshjeve të radhës përbëjnë një shtysë të fuqishme për futbollistët tanë, të cilët janë të përqendruar dhe të motivuar maksimalisht që ta çojnë Kosovën drejt objektivit historik, sigurimit të biletës për Kupën e Botës. Falënderimi ynë shkon për të gjithë ata që po qëndrojnë krah Kombëtares dhe futbollit kosovar. Kjo mbështetje është jetike në këtë fazë vendimtare, ku çdo detaj dhe çdo motivim ka rëndësi. Bashkë po e shkruajmë historinë!”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Next Post

Xabi Alonso i jep fund çështjes Vinícius: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.