• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Agim Ademi: Shpërblimi i qeverisë, shtysë drejt objektivit historik

27/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka përshëndetur vendimin e qeverisë në detyrë të Kosovës për vendimin për të ndarë shpërblim në rast të kualifikimit të përfaqësueses së futbollit në Botërorin 2026.

Ai ka thënë se shpërblimi do të jetë shtysë për futbollistët drejt objektivit historik.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti të enjten ka njoftuar se do të ketë 1 milion nëse Kosova siguron kualifikimin në Botërorin 2026.

Kurti bëri të ditur se kanë ndarë 250 mijë euro për suksesin historik të Kosovës për kualifikim në plejof të Botërorit. E 500 mijë euro do të ndahen nëse e kalojmë Sllovakinë.

“Shpërblimet e caktuara nga ekzekutivi për motivimin e ekipit para ndeshjeve të radhës përbëjnë një shtysë të fuqishme për futbollistët tanë, të cilët janë të përqendruar dhe të motivuar maksimalisht që ta çojnë Kosovën drejt objektivit historik, sigurimit të biletës për Kupën e Botës. Falënderimi ynë shkon për të gjithë ata që po qëndrojnë krah Kombëtares dhe futbollit kosovar. Kjo mbështetje është jetike në këtë fazë vendimtare, ku çdo detaj dhe çdo motivim ka rëndësi. Bashkë po e shkruajmë historinë!”, shkruan Ademi në rrjetet sociale.

Kosova në gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Botërorin 2026 do të përballet me Sllovakinë në Bratislavë më 26 mars. Më 31 mars është finalja. Gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Turqisë dhe Rumanisë.

Next Post

‘Superkompjuteri’ parashikon tetë vendet e para të Ligës së Kampionëve në fazën e ligës, ekipet e ‘play-off’-it dhe ato që do eliminohen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.