Tuesday, 10. March 2026
Sport

Federata Polake cakton numrin e biletave për tifozët shqiptarë

GS 28/11/2025 1 Min. Lesezeit

Federata Polake e Futbollit ka konfirmuar siç pritej, që përballë Shqipërisë do të luajë në stadiumin “PGE Narodowy”. Sfida është programuar më 26 mars, ora 20:45.

Ndeshja në Varshavë pritet të ketë një stadium të mbushur plot. Kështu do të jenë 58500 tifozë të pranishëm.

Tifozët e Shqipërisë kanë një numër të limituar biletash. Konkretisht bëhet fjalë për 2900, që përkon me 5% të kapacitetit të stadiumit.

Sfida është e vlefshme për fazën gjysmëfinale të “play off” të Botërorit 2026.

Fituesi i këtij çifti e luan finalen me atë që do fitojë përballjen Ukrainë-Suedi.

Teilen: