• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Elseid Hysaj jashtë listës, pritet të largohet nga Lazio në janar

28/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në klubin e Lazios, në prag të sfidës ndaj Milanit të shtunën në “San Siro”, ka patur zhvillime të rëndësishme për sa i përket merkatos dhe listës së lojtarëve të regjistruar për këtë sezon.

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, ka përfunduar jashtë listës së bardhekaltërve për vazhdimësinë e kampionatit, pasi tekniku Maurizio Sarri ka rikthyer në listë mesfushorin Delle Bashiru. Kjo lëvizje mund të ketë një efekt domino tek skuadra bardhekaltët sa i takon lëvizjeve në merkaton e janarit.

Në fillim të sezonit, Hysaj ishte pjesë e listës së lojtarëve të disponueshëm për trajnerin Maurizio Sarri, por tani situata duket se mund të ndryshojë.

Duket se lojtari është i destinuar të largohet nga Lazio, me shumë mundësi që të ketë një transferim gjatë merkatos së janarit, për shkak të pozicionit të tij të pasigurt në formacionin e trajnerit, por edhe sepse ai rezulton një nga lojtarët më të paguar të ekipit.

Sipas burimeve të afërta me klubin, Hysaj mund të jetë një nga ato emra që mund të lënë Lazio-n në një periudhë të afërt, me klube të tjera të interesuara për shërbimet e tij.

Me kontratë që Hysajt i skadon në verën e ardhshme për Lazion do të ishte e rëndësishme, që klubi bardhekaltër të përfitojë nga shitja e tij dhe me mbrojtësin që gjithashtu do të kërkonte të nis një aventurë të re, për tu aktivizuar më shumë e për të qenë sa më në formë në prag të ndeshjeve të ekipit tonë kombëtar për fazën “play-off” të Botërorit 2026.

Next Post

Roma-Napoli kryendeshja e fundjavës në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.