• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Java e 13-të nis me surpriza: Teuta trondit Vllazninë në Shkodër, Partizani i merr pikë Elbasanit

28/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dy ndeshjet hapëse të javës së 13-të në Kategorinë Superiore dhuruan emocione, një surprizë të madhe dhe një barazim të luftuar pa gola.

Teuta mori një fitore të çmuar në Shkodër, duke mposhtur Vllazninë me rezultat minimal, por me peshë të madhe në renditje. Durrsakët goditën në minutën e 84-t, pas një kundërsulmi të shpejtë, ku Beshiraj përfitoi nga një devijim, i shpëtoi pozicionit jashtë loje dhe mposhti portierin Pohls me qetësi.

Fundin e ndeshjes e shoqëroi tensioni. Në minutën e 90-të, gjyqtari Vrapi e la Teutën me 10 lojtarë, pasi Fadairo, i përgatitur për t’u zëvendësuar, u vonua të linte fushën dhe mori të verdhën e dytë, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Megjithatë, ekipi i drejtuar nga bregdetarët rezistoi deri në fund dhe mori tri pikë të arta. Vllaznia detyrohet të lërë vendin e parë, që ia merr Ebasani me një pikë më shumë.

Në sfidën tjetër të ditës, Elbasani dhe Partizani ndanë nga një pikë, pas një 90-minutëshi të fortë që u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht dominimit territorial të vendëse. Një pikë që të kuqve u vlen më shumë për moralin sesa për renditjen, ndërsa verdhebltë humbën mundësinë për të shkuar +3 nga Vllaznia.

Image

Next Post

“Abissnet Superiore” në RTSH: Elbasani barazon me Partizanin dhe rrëmben vendin e parë, Teuta surprizon Vllazninë në “Loro Boriçi”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.