Thursday, 12. March 2026
Sport

Chelsea – Arsenal, dueli kryesor i Premier League të shtunën

GS 29/11/2025 2 Min. Lesezeit

Dy prej ekipeve kryesore këtë edicion në Premier League do të përballen në “Stamford Bridge” këtë fundjavë.

Derbi i Londrës, mes Chelseat dhe Arsenalit, do të jetë edhe ndeshja më interesante e xhiros së 13-të të kampionatit anglez.

Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 17:30. Ky ballafaqim edhe do ta mbyllë xhiron e 13-të.

Arsenali i prin tabelës me 29 pikë, kurse Chelsea është në pozitën e dytë me gjashtë pikë më pak.

Ndeshja e së dielës në “Stamford Bridge” do të jetë e 98-a mes Chelseat dhe Arsenalit.

Fitorja e fundit e Chelsat në shtëpi ndaj Arsenalit ishte në gusht të vitit 2018.

Arsenali ka humbur vetë një nga 11 ndeshjet e fundit në Premier League ndaj Chelseat. Mikel Arteta nuk ka humbur asnjë ndeshje në “Stamford Bridge” si trajner i Arsenalit.

Xhiroja e 13-të pritet të ofrojë edhe disa ndeshje të tjera interesante.

Kampioni në fuqi, Liverpooli, luan po ashtu të dielën. Nga ora 15:05 luan ndaj West Ham Unitedit në udhëtim. “Të kuqtë” kanë mbetur prapa në garën për titull kampioni.

Liverpooli ka 18 pikë dhe e zë vendin e 12-të. West Ham Unitedi e zë vendin e 17-të me 11 pikë.

Skuadra e Arne Slotit është në krizë të thellë të rezultateve. Ka tri disfata radhazi.

Teilen: