• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në Çeki, kritikohet sulmuesi i Kosovës Albion Rrahmani

29/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, po kalon në periudhë të vështirë në karrierë.

25-vjeçari, i cili u largua nga Rapidi i Bukureshtit drejt Spartës së Pragës për 5 milionë euro dhe me 15 për qind të kartonit për transferimin e radhës, u bë transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit të njohur rumun.

Por, në Republikën e Çekisë, sulmuesi i “Dardanëve” po kalon momente të vështira.

Për këtë ka shkruar edhe mediumi çek “Ruik”, pasi Rrahmani ka tetë ndeshje të njëpasnjëshme pa shënuar gol apo asistim për Spartën.

“Sparta nuk ka sulmues! Kuchta dhe Rrahmani janë jashtë formës dhe Milla ishte gabim”, është titulli i këtij mediumi.

Në shkrimin e gjatë, mediumi “Ruik” ka shkruar po ashtu se Rrahmani nuk e ka entuziazmin e fillimit.

“Rrahmani po luan pa entuziazëm. Reprezentuesi i Kosovës e nisi fuqishëm sezonin, me golat që e kualifikuan Spartën e Pragës në Ligën e Konferencës, por edhe me gola në kampionat. Por kush do ta mendonte se goli në derbin me Slavia Pragën do të ishte i fundit? Rrahmani nuk ka shënuar gol prej 5 tetorit dhe në Varshavë tregoi se kur nuk shënon, është i padukshëm në fushë. Ai e preku topin vetëm 15 herë dhe nuk e realizoi asnjë driblim për një orë”, ka shkruar “Ruik”.

Rrahmani me Sparta Pragën luajti në 34 ndeshje dhe shënoi dhjetë gola e tri asistime në sezonin e parë me skuadrën çeke.

Në edicionin aktual i ka 26 ndeshje, nëntë gola e dy asistime.

Next Post

Igli Tare rigjen Lazion: nga Klose te Milinkovic-Savic, sa supergoditje nga shqipatri te bardhekaltrit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.