Wednesday, 11. March 2026
Sport

Muriqi si Lewandowski, 8 gola në La Liga

GS 29/11/2025 1 Min. Lesezeit

Vedat Muriqi vazhdon të tregojë aftësitë e tij në La Liga me skuadrën e Mallorca-s. Në ndeshjen e javës së 14-të, atë me Osasunën, që u mbyll në barazim 2-2, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi dopietë.

Në stadiumin “Son Moix”, pas një pjese të parë pa gola, Muriqi zhbllokoi sfidën në minutën e 62-të nga pika e penalltisë, ndërsa dyfishoi shifrat katër minuta më vonë.

Me këtë dopietë, Muriqi ngjitet në kuotën e 8 golave në La Liga, aq sa Lewandowski i Barcelonës.

Teilen: