Wednesday, 4. March 2026
Sport

City fiton dramën me Leedsin, afrohet ndjeshëm ndaj Arsenalit

GS 29/11/2025 1 Min. Lesezeit

Manchester City ka fituar 3:2 ndeshjen dramatike ndaj Leedsit, për t’iu afruar në katër pikë Arsenalit në krye të tabelës në Premier League.

“Qytetarët” e Pep Guardiolas fituan me golin vendimtar të shënuar në shtesë nga Phil Foden.

City ishte në epërsi nga minuta e parë, falë Fodenit. Në të 25-tën për 2:0 shënoi Joshko Gvardiol, para se mysafirët të riktheheshin me Calvert-Lewinin dhe Lukas Nmechan në pjesën e dytë.

Në fund, Fodeni doli hero për golin e dytë personal. 

City tani ka 25 pikë në pozitën e dytë pas 13 xhirosh. Arsenali është i pari me 29, por që nesër luan ndeshjen me Chelsean që është i treti me 23 pikë.

Teilen: