Tuesday, 10. March 2026
Sport

Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit ndaj Cagliarit

GS 29/11/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Juventusit ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Cagliarit me rezultatin 2:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.

Golat për “Zonjën e Vjetër” i shënoi sulmuesi turk, Kenan Yildiz.

Të vetmin për mysafirët e shënoi sulmuesi Esposito.

Në këtë ndeshje, s’pati minuta për Edon Zhegrovën. Lojtari kosovar ishte në stol, por Spalletti nuk i dha minuta.

Me fitore, Juventusi shkon në kuotën e 23 pikëve në pozitën e 7-të.

Teilen: