Saturday, 14. March 2026
Sport

Botërori i Skive në RTSH: Lara Colturi, e 6-ta në zbritjen e parë në Colorado

GS 29/11/2025 1 Min. Lesezeit

Lara Colturi është renditur e 6-ta në zbritjen e parë në Colorado, etapa e katër e Botërorit të Skive, event që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Pas pas paraqitjes së shkëlqyer në Gurgl, kurorëzuar me vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë, skiatorja kuqezi dha kohën 1:00.14, e njëjtë me kanadezen Valerie Grenier duke ndarë vendin e 6-të, +1.11 nga vendi i parë, që mbahet nga Alice Robinson(Zelanda e Re).

Teilen: