• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lëndimi i Vlahovic-it, ankth te Juventusi: Spalletti flet për një tërheqje muskulore, frikë…

29/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lajme të këqija për Juventusin: Dusan Vlahovic, në minutën e 30-të të ndeshjes kundër Cagliari-t, u detyrua të dilte nga loja për shkak të një lëndimi në aduktorin e majtë. Sulmuesi, pasi goditi drejt portës së Caprile-s, kërkoi menjëherë zëvendësimin. I larguar nga fusha duke çaluar, ai konfirmoi dhimbjen e fortë si te stoli i tij, ashtu edhe te vetë Luciano Spalletti, i cili u shqetësua menjëherë për gjendjen e tij. Në vend të tij, trajneri aktivizoi David-in. Në orët e ardhshme priten kontrolle të detajuara që do të sqarojnë natyrën e plotë të problemit.

Pas ndeshjes, Luciano Spalletti u shpreh kështu për problemin e Vlahovic-it:

“Lojtari ka dhimbje, ka tërheqje. Edhe në ndeshjen e Champions-it kundër Bodø-s, për të mos e ngarkuar tepër, preferova ta lija jashtë. Me gjithë këtë kujdes, sot u lëndua përsëri. Sipas meje, e pësoi për shkak të një gjuajtjeje që nuk i doli siç deshi; sikur të kishte goditur topin plotësisht, nuk do të kishte ndodhur asgjë. Më vjen keq, do ta humbasim për një kohë të gjatë.”

Trajneri bardhezi, ndërsa pret me më shumë saktësi afatet e rikuperimit të numrit të tij 9, do të ketë detyrën jo të lehtë të menaxhojë një mungesë kaq të rëndësishme në një periudhë delikate: gjatë muajit të ardhshëm, Juventusin e presin ndeshje ndaj skuadrave të forta si Napoli, Bologna dhe Roma.

Next Post

Botërori i Skive në RTSH: Lara Colturi renditet e 12-ta në Colorado

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.