• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Messi nuk ndalet, arrin në finalen e MLS dhe bëhet mbreti i asisteve në historinë e futbollit

30/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Inter Miami i Lionel Messit shpallet kampion i Konferencës së Lindjes në Major League Soccer dhe do të luajë në finalen e madhe për titullin e kampionatit në 6 dhjetor ndaj skuadrës së Vancouve Whitecaps që nga ana e tij mundi San Diego FC.

Në finalen e Konferencës së Lindjes, Inter Miami shkatërroi New York City FC me rezultatin 5-1. Argjentinasi Tadeo Allende shënoi një tregolësh, ndërkohë që manita u plotësua nga Mateo Silvetti pas asistit të Messit dhe Telasco Segovia, ndërsa për New York City FC, Justin Haak shënoi golin e nderit.

Kështu Lionel Messi, do të ketë mundësinë që javën e ardhshme të fitojë për herë të parë kampionatin amerikan pas 10 titujve në Spanjë me Barcelonën dhe 2 në Francë me Paris Saint Germain.

Fituesi i 8 Topave të Artë ende nuk ka vendosur nëse do të mbrojë titullin me Argjentinën vitin e ardhshëm, në botërorin e parë me 48 skuadra, por ndërkohë ai i gëzohet rekordit të radhës në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Me asistin që i dha Silvettit, Messi arrin në kuotën e 405 asisteve, duke u bërë futbollisti me më shumë asiste në të gjithë historinë e futbollit botëror dhe duke lënë pas emra të tillë si Puskas me 404 dhe Pele me 369.

Në pritje të finales në Fort Lauderdale që do të jete ndeshje e vetme, Messi në moshën 38 vjeçare do të mund të thotë se ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e futbollit.

Next Post

Dy minuta jashtë kush kërkon ndihmë mjekësore, FIFA vendos rregull të ri kundër humbjes së kohës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.