Wednesday, 11. March 2026
Sport

VIDEO/ Derbin e shqiptarëve në Seria A e fiton Berisha, me dy asiste për gol

GS 30/11/2025 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar sfida mes Lecce dhe Torino, e vlefshme për javën e 13-të të Serie A, ku mesfushori shqiptar ka lënë gjurmë në të dy golat e shënuar nga skuadra e tij.

Medon Berishën, ka arritur të asistojë 2 herë për të kaluar në avantazh 2-0 të tijtë.

Fillimisht asistoi në minutën e 20-të dhe vetëm 2 minuta më pas dhuroi edhe asistin e dytë.

Për 22-vjeçarin ky është asisti numër 3 në këtë sezon në Serie A.

Vlen të theksohet se te Lecce përveç Berishës po luan edhe Ylber Ramadani, ndërsa te Torino në fushë po luan edhe Kristjan Asllani.

Teilen: