• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja e vajzave, trajneri Grima: Na duhet ritëm dhe rezultate për vazhdimësinë

30/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e vajzave mbylli pasditen e sotme përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore ndaj Turqisë.

Skuadra zhvilloi stërvitjen zyrtare në një nga fushat e kompleksit të Federatës Turke të Futbollit. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ekipi është i plotë dhe pa asnjë problem fizik.

Seanca nisi me ushtrime në palestër, për t’u zhvendosur më pas në fushë ku skuadra kreu disa ushtrime nxemjeje, ushtrime argëtuese dhe një lojë e ndarë në dy grupe për të provuar vendosjet taktike.

Në një prononcim për fshf.org, trajneri Grima u shpreh i kënaqur me paraqitjen në ndeshjen e parë, si dhe foli për sfidën e nesërme.

”Jam i kënaqur me ndeshjen e parë. Më pëlqen shumë motivimi, dëshira e vajzave, ajo që shprehën në fushë, pavarësisht se kishim luhatjet tona. Megjithatë unë jam shumë i kënaqur me atë që treguan vajzat. Kemi vazhduar me performancën e mirë që kemi parë në ndeshjet e fundit të eliminatoreve. Na duhet ky ritëm, na duhen këto rezultate, për vazhdimësinë.

Nesër mendojmë t’i japim kohë dhe prioritet të gjitha vajzave që janë pjesë e grupit. Të shohim vajzat e reja që kemi afruar, si edhe vajzat që kanë më pak minuta në formacion dhe të mendojmë për të ardhmen se si do ta bëjmë grupin më të fortë dhe më të kompletuar”, – përfundoi trajneri Grima për fshf.org.

Ndeshja e dytë miqësore Turqi – Shqipëri do të luhet nesër në orën 14:00.

Next Post

E dhimbshme/ Vdes futbollisti 15-vjeçar i Elbasanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.