• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Berisha asiston në fitoren e Lecces

30/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Medon Berisha ka shkëlqyer të dielën pasdite në fitoren e skuadrës së Lecces.

Lecce e mposhti Torinon në shtëpi me rezultatin, 2:1, në kuadër të javës së 13-të të Serie A. Berisha u përfshi në dy golat e Lecces duke dhuruar dy asistime.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Berisha, fillimisht asistoi te goli i parë të cilin e realizoi Lassana Coulibaly në minutën e 20-të.

Dy minuta më pas, Berisha, bëri një asistim tjetër për Lameck Banda që e shënoi golin e fundit.

22-vjeçari Berisha këtë edicion në 12 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka dy gola dhe tri asistime.

Ai luajti deri në minutën e 83-të, kurse bashkëlojtari i tij, Ylber Ramadani, e kompletoi ndeshjen.

Te Torino ndeshjen e kompletoi Kristjan Asllani. Për shkak të lëndimit mungoi Ardian Ismajli. Asllani humbi penallti për Torinon në minutën e 90-të.

Ai kishte rastin që ta barazonte rezultatin, por goditjen e tij e priti portieri i Lecces, Wladimiro Falcone.

Lecce ka 13 pikë dhe e zë vendin e 14-të. Torino ka një pikë më shumë në mesin e tabelës.

Next Post

Lajm bombastik: Verratti transferohet në janar te gjiganti italian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.