• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Formula 1 drejt Abu Dabit: Norris favorit, por Verstappen dhe Piastri shpresojnë, të gjitha kombinimet për titullin

01/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni i Formulës 1 po shkon drejt finales së madhe në Abu Dhabi, aty ku tre pilotë mbeten ende në garë për titullin botëror. Pas Çmimit të Madh të Katarit, renditja është trazuar dhe gara për kampionatin ka marrë zjarr. Lando Norris kryeson me 408 pikë, por presioni është maksimal: Max Verstappen ka kaluar Oscar Piastrin dhe tani ndodhet vetëm 12 pikë larg britanikut, ndërsa australiani renditet i treti me 16 pikë më pak.

Bilanci i dy fundjavave të fundit (55 pikë për Verstappen kundrejt 18 të Norrisit) ka rihapur totalisht garën, edhe pse dyshja Norris–McLaren e ka ende fatin në dorë. Ja të gjitha skenarët dhe llogaritjet për të kuptuar se kush mund të shpallet kampion bote.

Kombinimet: Lando Norris shpallet Kampion i Botës nëse…

Britanikut i mjafton të menaxhojë avantazhin. Norris shpallet kampion në Yas Marina në rast se:

  • Mbyll garën të paktën në vendin e 3-të (pavarësisht rezultateve të të tjerëve).
  • Del i 4-ti ose i 5-ti, me kusht që Verstappen të mos fitojë.
  • Del i 6-ti dhe as Verstappen, as Piastri nuk fitojnë garën.
  • Del i 7-ti ose i 8-ti, me Verstappen jo më lart se vendi i 3-të dhe Piastrin jo më lart se vendi i 2-të.
  • Del i 9-ti ose i 10-ti, me Verstappen jo më mirë se vendi i 4-t dhe Piastrin jo më mirë se vendi i 3-të.
  • Mbetet jashtë zonës së pikëve, me kusht që Verstappen të mos e mbyllë më lart se vendi i 5-të dhe Piastri të mos bëjë më mirë se vendi i 3-të.

Kombinimet: Max Verstappen shpallet Kampion i Botës nëse…

Piloti i Red Bullit duhet të sulmojë dhe të shpresojë në gabime të Norrisit. Verstappen shpallet kampion në rast se:

  • Fiton garën, dhe Norris nuk renditet më lart se vendi i 4-t.
  • Mbyll garën i 2-ti, Piastri nuk fiton dhe Norris nuk bën më mirë se vendi i 7-të.
  • Mbyll garën i 3-ti, Piastri nuk fiton dhe Norris nuk renditet më lart se vendi i 9-të.
  • Del i 4-ti, me kusht që Norris të mos marrë pikë dhe Piastri të mos dalë më lart se vendi i 3-të.

Kombinimet: Oscar Piastri shpallet Kampion i Botës nëse…

  • Australiani ka detyrën më të vështirë dhe ka nevojë për skenarin më të mbushur me rastësi. Piastri shpallet kampion në rast se:
  • Fiton garën, dhe Norris nuk mbyll më lart se vendi i 6-të.
  • Del i 2-ti, me Verstappen jo më mirë se vendi i 7-të dhe Norris jo më mirë se vendi i 9-të.

Me tre pilotë të ndarë nga vetëm 16 pikë dhe një pistë si Yas Marina që nuk fal gabime, Formula 1 po përgatitet për një nga finalet më dramatike të dekadës.

Next Post

Kategoria e Parë, formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 13-të

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.