• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Uli Hoeness jep sinjale të forta: Harry Kane drejt rinovimit me Bayern-in

01/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FC Bayern po sheh gjithnjë e më shumë dritë jeshile për të ardhmen afatgjatë të Harry Kane. Edhe pse sulmuesi ka ende një klauzolë largimi aktive deri në janar 2026, shenjat e fundit tregojnë se ai është gjithnjë e më pranë qëndrimit në Bavari. Deklaratat e reja të presidentit të nderit, Uli Hoeness, vetëm sa e forcojnë këtë bindje.

Në eventin “Power Days” të Jürgen Höller në Olympiahalle, Hoeness foli hapur për situatën kontraktuale të Kane:

“Harry kishte një klauzolë largimi çdo vit deri në fund të janarit,” tha ai.

“Ne supozojmë se ai do të përmbushë kontratën deri në vitin 2027. Dhe nëse varet nga ne, dhe nga sa kam dëgjuar edhe nga ai, atëherë do të rinovojë.”

Hoeness theksoi se arsyeja kryesore e qëndrimit të mundshëm të Kane lidhet me jetën jashtë fushe:

“Familja e tij ndihet shumë rehat këtu. Në Munich mund të jetosh i qetë. Harry Kane në shtëpi, në Londër, lëvizte me truproja. Unë personalisht nuk do të doja të jetoja kështu,” shtoi ai.

Kjo qetësi dhe siguri, e kombinuar me statusin e tij si lider te Bayern-i, po e bindin gjithnjë e më shumë kapitenin e Anglisë të zgjasë aventurën në Bundesligë.

Bayern shpreson të mbyllë gjithçka para aktivizimit të klauzolës së ardhshme, duke e blinduar sulmuesin që ka qenë vendimtar si në kampionat ashtu edhe në Europë.

Next Post

3 podiume në 3 Slalome, Lara Colturi shkëlqen mbi ski

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.